
Autorë të mërgatës shqiptare përurojnë libra në BKK
Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, organizoi sot një ngjarjeje të rëndësishme kulturore: përurimin e librave të autorëve shqiptarë të mërgatës.
“Kjo ngjarje forcon edhe më tepër lidhjet midis krijuesve në mërgatë dhe atyre në Kosovë, duke mbështetur zhvillimin dhe ruajtjen e kulturës dhe letërsisë shqipe. Në një takim të ndarë me autorët, përfshirë Shqipe Bytyqin dhe Musa Jupollin, kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, drejtoresha e përgjithshme e BKK-së, Blerina Rogova-Gaxha, theksoi: ‘Dyert e Bibliotekës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë të jashtëzakonshme!”’
Në një takim në zyrë, Rogova-Gaxha ua dha dy vëllimet e librave “Kujtesa e Kosovës – rrëfime të 100 pleqve dhe plakave të Kosovës” dhe “Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”, botime të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.