Avdullah Hoti: LDK-ja nuk lejon që Kosova të devijojë nga agjenda eurointegruese

13 qershor 2019 | 11:13

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me deputetët Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku, kanë pritur në takim sot drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.

Kryetar Hoti e falënderoi Eichhorstin për bashkëpunimin në avancimin e integrimit të Kosovës drejt BE-së.

Gjatë këtij takimi, është biseduar për proceset integruese të Kosovës, për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga ShBA-të, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Kryetar i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, ka përsëritur qëndrimin e LDK-së për dialogun, duke theksuar se kjo parti do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda eurointegruese.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka përfaqësuar Republikën…