Avokatja Bytyqi-Gashi: Mbrojtja e liderëve të UÇK-së do t’i zbehë provat e ZPS-së

10 korrik 2025 | 12:11

Avokatja e akredituar pranë Gjykatës Speciale në Hagë, Fehmije Bytyqi-Gashi ka thënë se prokuroria tashmë i ka përfunduar paraqitjet e saj në procesin gjyqësor ndaj liderëve të UÇK-së.

Ajo ka thënë se tashmë është radha e mbrojtjes për të paraqitur dëshmitarët dhe provat e tyre, siç parashihet me ligj. “Prokuroria i ka kryer të gjitha provat e tyre. Tash është rendi i Thaçit dhe Veselit me i paraqit provat e veta. Kështu parashihet. Sipas ligjit deri tash prokuroria ka përparësi në krahasim me avokatët. Tash avokatët e këtyre do t’i marrin dëshmitarët e vet për t’i demantuar ato. Dhe pas tyre jepet fjala përfundimtare dhe nxirret aktgjykimi”, ka deklaruar ajo për “FrontOnline”.

Avokatja ka thënë se mbrojtja synon të zbehë fuqinë e provave të prokurorisë dhe shpreson që procesi të përfundojë para vitit 2026. “Ne si mbrojtje e liderëve tanë do t’i zbehim ato deklarata të cilat nuk do të jenë aq prova të forta. Sa zgjatë nuk e dimë, por shpresoj që të përfundoj para vitit 2026”, ka thënë Bytyqi-Gashi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi gjenden në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka filluar në prill të vitit 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup i organizuar kriminal që merrej me shpërndarjen e…