
Babai i Dua Lipes takohet me Leonardo DiCaprio-n
10 janar 2022
| 13:14
Babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dukagjin Lipa, është takuar me aktorin e njohur Leonardo DiCaprio.
Duke publikuar disa imazhe, Lipa tregoi se ata ende janë duke festuar vitin 2022.
“Duke festuar #2022 ?? me një nga djemtë më të lezetshëm në planet@leonardodicaprio”, shkroi ai në mbishkrimin e postimit në të cilën tregon edhe ambientin ku po gjinden.