
Babai i të dyshuarit për drogë sulmon fizikisht policët, dy prej tyre marrin tretman mjekësor
12 korrik 2025
| 09:29
Gjatë një operacioni të Policisë për arrestimin e një personi të dyshuar për posedim të substancave narkotike, ka ndërhyrë babai i të dyshuarit duke penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Ejup Bajraktari” në Ferizaj.
Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se gjatë arrestimit të një personi të dyshuar për narkotik, babai i tij ka penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.