
Babai në Fushë Kosovë e gjen të vdekur djalin e tij në dhomën e gjumit
24 prill 2021
| 10:49
Një vdekje e dyshimtë është raportuar dje në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës ka thënë se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk janë dhënë.