
BACI NUK HARROHET EDHE NË KOHË PANDEMIE
Ismet Sylejmani
Sot mbushen 11 vite, kur pushoi së rrahuri zemra e madhe Heroit të Kosovës, Bacit të lavdishëm Shaban Viqa!
Data 10 Prill e vitit 2009, ishte viti që shënoi në kalendarin kombetar shuarjen përgjithmonë të shokut e bashkëluftetarit tonë të madh, bashkëveprimtarit e mikut besnik e të panenshtruar, luftëtarit e komandantit të ushtrive çlirimtare te Kosovës -UÇK, të Kosovës Lindore-UÇPMB dhe te Maqedonisë së Veriut-UÇK, Bacit tonë të devotshëm!
Përvjetori i 11-të i ndarjes nga jeta të Bacit, na ka gjetur në kohë të rrezikshme të coronavirusit, të kësaj pandemie që po vret e po mbjellë vdekje kudo nëpër botë!
Edhe pse larg mundesisë së nderimit me respekt e pietet sikur gjithmonë, përulja para varrit të Bacit, aty ku pushojnë eshtrat e Tij, është obligim e detyrim, shoqërorë,shpirtërorë, kombëtar, moral e njerëzorë!
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Heroit të Kosovés Shaban Viqa-Bacit!
Më 10 Prill 2020!