
Bajraktari: Kjo që po ndodh në Hagë është përndjekje e jo drejtësi
Avokati Ardian Bajraktari, lidhur me dorëzimin e disa provave të reja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë në rastin e liderëve të UÇK-së.
Bajraktari ka thënë se kjo situatë është përndjekje.
“Kjo që po ndodhë në procesin gjyqësor në Hagë me ish krerët e UÇK-së, është përndjekje, nuk është drejtësi! Fakti që pas kaq vitesh proces gjyqësor të paraqiten ‘prova’, e të pranohen si të tilla, në fund të procesit gjyqësor, dëshmon qasje jo profesionale dhe mbi të gjitha qartazi është tentativë për zvarritje të këtij procesi, proces i cili edhe ashtu tashmë është i stërzgjatur. Qasja e tillë është shqetësuese, nuk ka të bëj më drejtësi, është përndjekje. Aq më tepër kur kihet parasysh fakti që ish krerët e UÇK-së mbahen në paraburgim, ndonëse kushtet ligjore si dhe praktika e GjEDNj-së, së paku nga fillim prilli i këtij viti, janë plotësuar kushtet për zëvendësimin e masës së paraburgimit me ndonjë masë tjetër më të butë”, ka shkruar Bajraktari në “Facebook”.