Bajram Hasani caktohet kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

02 mars 20:00

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, njëherësh anëtar i Kryesisë së AAK-së është caktuar kryetar i kësaj partie në Gjilan, shkruan “Epoka e re”.

Gazeta “Epoka e re” merr vesh se këtë detyrë Hasani e ka marrë që nga sot, pas një takimi që kryesia e degës së AAK-së në Gjilan ka pasur me kryetarin e kësaj partie Ramush Haradinaj në selinë qendore të kësaj partie në Prishtinë.

Hasani pritet ta ushtrojë këtë detyrë deri në zgjedhjet e reja.

E tërë kjo ka ardhur pas dorëheqjes së Agim Zuzakut nga detyra e kryetarit.

“Epoka e re” ka raportuar se Zuzaku dha dorëheqje menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, pas rezultatit jo të mirë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 65 punëtore të Lotarisë së Kosovës kanë mbetura pa…