Bajrami ‘beson’ në prokurori, reagon pasi LV-ja i referohet Pecit ‘ministër dhe deputet’

11 maj 2025 | 15:25

Lëvizja Vetëvendosja antikushtetueshëm i është referuar të dielën Faton Pecit “ministër dhe deputet” anipse kjo shprehimisht është e ndaluar në Kushtetutën e Kosovës (Neni 72) – përkatësisht ndalimi i bartjes së dy pushteteve: atë legjislativ dhe ekzekutiv në të njëjtën kohë.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratke të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar në “Facebook” duke lexuar se kjo parti po shkon “Versus” (kundër) Kushtetutës së Kosovës.

“LV-ja versus Kushtetutës së Republikës së Kosovës. PS. Unë besoj në Prokurorinë e Shtetit”, ka shkruar Bajrami.

Ditë më parë LDK dërgoi 17 kallëzime penale kundër Albin Kurtit dhe ministrave të tij të zgjedhur deputetë, të cilët që nga 27 marsi, ani pse janë certifikuar si deputetë nga KQZ, vazhdojnë të ushtrojnë edhe postet ministrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Na ndajnë edhe një orë nga fillimi i “El Clasicos”.…