Bajrami kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi
18 janar 2026
| 14:49
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave.
Ajo ka thënë se duhet të reagojnë institucionet e drejtësisë.
“Kërkoj rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën dhe reagim të shpejtë e efikas nga institucionet e drejtësisë. Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.
Bajrami ka publikuar edhe nenin 216 ku thuhet se personi që shton, heq ose fshin votat apo nënshkrimet dënohet me 1 deri në 3 vjet burgim, ndërsa nëse kjo vepër penale kryhet nga ndonjë anëtar i KQZ-së ose person tjetër në keqpërdorim të detyrës zyrtare mund të dënohet deri në 5 vjet.



