Bajrami: Kurti e Murati i kanë bërë jokushtetuese edhe institucionet tjera, Prokuroria Speciale të reagojë menjëherë

20 korrik 2025 | 17:57

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Albin Kurti dhe Hekuran Murati “i kanë bërë joligjore dhe jokushtetuese edhe institucionet e vendit”, pasi Gjykata Supreme e konsideroi nxjerrjen e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë, si të kundërligjshme dhe shkelje të dispozitave kushtetuese.

Ajo shkroi në Facebook se Dogana po drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë joligjore.

“Hekurani, ky interpretues i vetëshpallur i Ligjit, Kushtetutës dhe i rrethanave politike në partitë e tjera, është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi. Ai së bashku me Kurtin jo vetëm që kanë vepruar jashtëligjshëm, por kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit”, shkroi Bajrami.

“Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese”, shtoi ajo.

Bajrami tha se “Prokuroria Speciale duhet të reagojë menjëherë për të mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend”.

“ASKUSH MBI LIGJIN”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë për Sky Sport nga grumbullimi në Dimaro,…