
Bajrami: Nga partia që ka bllokuar Kuvendin nga 15 prilli nuk pritet ndryshe
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka theksuar se nga partia që e ka bllokuar Kuvendin nga 15 prilli nuk pritet ndryshe, sikur të mendonin për qytetarët dhe bizneset, Kusari-Lila dhe të tjerët ne sot nuk do të ishim në këtë situatë.
“Megjithatë nuk kanë asnjë arsye të frikësohen nga nisma e deputetëve për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim që t’i kërkohet ZRRE-së shfuqizimi ose shtyerjën e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ju rikujtoj se përfaqësuesit e qytetarëve kanë detyrimin të mbrojnë interesin publik, dhe nënshkrimi i kësaj nisme do të ishte veprim i drejtë dhe në përputhje me këtë përgjegjësi”.
“Për nësnshkruesit e kësaj kërkese vota e marrë është përgjegjësi, jo shansë me lujtë me vullnetin e qytetarëve e me blloku institucionet”, ka shkruar Bajrami në Facebook.