Bajrami: Pas dështimit të partisë së parë, e drejta për kryeparlamentarin t’i kalojë një partie tjetër

09 gusht 2025 | 01:09

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të pavlefshme zgjedhjen e kryetarit së Kuvendit përmes votimit të fshehtë.

Bajrami ka thënë se ky vendim konfirmoi atë që LDK-ja e kishte theksuar që nga fillimi: se votimi i një komisioni për votim të fshehtë, i cili nuk ishte në rend dite, përbënte shkelje kushtetuese.

“Kemi qenë të sigurt dhe është konfirmuar ajo çka kemi thënë nga fillimi, që votimi i një komisioni të fshehtë i cili nuk është pjesë e agjendës së seancës konstituive është shkelje kushtetuese. Mirëpo çka kemi pritur është se pas dhënies së afatit të partisë së parë, kjo e drejtë dhe përgjegjësi t’i transferohet një partie apo koalicioni tjetër. I cili mund t’i bëjë votat në këtë rast. Si LDK, të iu rikujtoj që gjithmonë i kemi respektuar vendimet e gjykatës, nuk ka pasur kurrë asnjë eksponentë dhe asnjë përfaqësues nga LDK-ja që ka shënjestruar emrat e gjykatësve. Pavarësisht që kemi paguar kostot të lartë politike”, ka thënë Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar zyrtarët e ushtrisë amerikane…