Bajrami për rënien nga sistemi të tri blloqeve të Kosovës A: Sot gjysmën e rrymës e importojmë, kështu lulëzon mafia energjetike

20 qershor 2025 | 11:20

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykemete Bajrami, ka reaguar pas daljes nga sistemi të blloqeve A3, A4 dhe A5.

Si pasojë e kësaj, Bjarami ka thënë se aktualisht Kosova po blenë gjysmën e energjisë elektrike që e shpenzon.

Sipas saj ngarkesa është 13950 MW, ndërsa prodhimi është vetëm 7157 MW.

Ajo ka thënë se kështu lulëzon mafia energjetike.

“Por mos kini dyshim, pa energji nuk mbesim! Sa herë që bien blloqet e KEK-ut, ngritën në këmbë tregtarët e energjisë, veçanërisht NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit. Mbajeni mend: fitimet e tyre janë çmime të rritura për të gjithë ne – këto ndërprerje dhe defekte përkthehen në: import të shtrenjtë dhe fatura edhe më të larta për secilin prej nesh në të ardhmën e afërta”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje :

Sot data 20 qershor 2025, Kosova sipas KOSTT-it importon gjysmën e energjisë që e shpenzon – ngarkesa është 13950 MW, ndërsa prodhimi është vetëm 7157 MW, kështu lulëzon mafia energjetike.
Sipas njoftimit të KEK-ut, për më pak se një muaj tri blloqe të Termocentralit Kosova A kanë dalë jashtë funksionit:
🔴 A3 – papritmas, më 19 qershor, edhepse nga 22 janari tenderi për rehabilitimin e tij në shumë prej 137 milionësh ende është i hapur,
🔴 A5 – më 18 qershor, për shkak të humbjes së ujit në kaldajë,
🔴 A4 – në remont që nga 16 maji,
A e dini sa po na kushton kjo?
Sot me date 20 qershor 2025, Kosova e importon rrafsh gjysmën e energjisë që e shpenzon, po, po gjysmën. Sot prodhimi sipas KOSTT-it është 7157 MW ndërsa A e dini se importi që bëhet për shkak të këtyre prishjeve nuk është i përfshirë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16.1% as në vendimin për t’i përjashtuar 1300 biznese nga shërbimi i furnizimit universal?
Por mos kini dyshim, pa energji nuk mbesim! Sa herë që bien blloqet e KEK-ut, ngritën në këmbë tregtarët e energjisë, veçanërisht NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit.
Mbajeni mend: fitimet e tyre janë çmime të rritura për të gjithë ne – këto ndërprerje dhe defekte përkthehen në:
➡️ import të shtrenjtë dhe
➡️ fatura edhe më të larta për secilin prej nesh në të ardhmën e afërt.
Këto janë paratë tona që paguhen çdo ditë për paaftësinë ose korrupsionin në: Ministrinë e Ekonomisë, KEK, ZRrE dhe KOSTT. Njerëz të vendosur në këto institucione nga vetë Kurti/LVV, me ose pa vetëdije po punojnë për interesin e mafisë energjetike dhe zbrazjes së xhepave të qytetarëve.
Energjia nuk është luks, por nevojë, por për tregtarët e energjisë, është bërë burim i majmë fitimi.
Prokuroria duhet të fillojë menjëherë hetimet për mafinë energjetike. Institucionet dhe udhëheqësit e tyre kanë përgjegjësi për vonesat në remonte, për rënien e tri blloqeve për më pak se një muaj, sepse rënia e blloqeve ju lëvërdisë tregtarëve të energjisë, atyre që kanë monopolizu importin duke rezervuar kapacitetet e transportit të energjisë.
HETIM, LLOGARIDHËNIE, TRANSPARENCË

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dinamo e ka prezantuar transferin e ri prag të përvojës…