
Bajrami: Për t’u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vlerësuar se për t’u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare.
Bajrami ka thënë LV-ja është duke insistuar në një kandidaturë që nuk ka mbështetje nga deputetët.
Madje, ajo i ka bërë thirrje prokurorisë që të marrin masa të shpejta dhe të trajtojnë situatën në Kuvendin e Kosovës.
“Është tepër për keqardhje kjo situatë e krijuar ekskluzivisht nga LV-ja sepse janë ata të cilët na kanë vendosur në një situatë të tillë jo vetëm ne, por të gjithë qytetarët e Kosovës, tani çdo ditë që po kalon po vërtetohet se ajo çka kemi propozuar ne një qeveri gjithëpërfshirëse, kalimtare është zgjidhja e vetme që do të kishim për një situatë të tillë, po vërehet që nuk i kanë numrat po insistojnë në një kandidaturë që nuk votohet dhe nuk mbështetet nga deputetët. Unë i bëjë thirrje Prokurorisë së Kosovës, ku ne kemi dorëzuar 17 kallëzime penale që ata të marrin masa sa më shpejtë dhe të trajtojnë situatën, sepse jam e sigurt se në qoftë se deputetët e LV-së do t`i lironin zyre, unë kam përshtypjen që përpjekjet e tyre do të ishin shumë më racionale dhe do të ishin të vërteta për konstituimin e institucioneve të Qeverisë dhe Kuvendit. Janë mbi 100 veta staf në kabinetin e kryeministrit dhe ai vetë të cilët po paguhen nga taksat e Republikës së Kosovës në mënyrë joligjore”, ka deklaruar Bajrami për “Tëvë1”.