Bale viziton fushën stërvitore të Cardiff City

22 qershor 2022 | 16:57

Sulmuesit i ka përfunduar kontrata në Real Madrid dhe tani është lojtar pa kontratë

Gareth Bale është parë duke biseduar sot me menaxherin e skuadrës së Championshipit, Cardiff City, teksa i ka vizituar ata në fushën stërvitore të tyre, raporton “Wales Online”.

Bale është lojtar i lirë pasi është larguar nga Real Madridi në fund të këtij sezoni, ku edhe i ka skaduar kontrata.

Ai është duke kërkuar një klub të ri ku do të mund të luante mjaftueshëm para se të fillonte Botërori  Katari 2022, në të cilin Wales është kualifikuar.

32-vjeçari është thënë se do ta njoftojë skuadrën e divizionit të dytë anglez për vendimin e tij nëse do t’ju bashkohet në ditët në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë…