
Balla pret në takim djalin e Hashim Thaçit: Ma solli haberin e mirë se presidenti është i fortë
17 qershor 2025
| 16:17
Ministri i Shtetit të Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur në takim në Tiranë, Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Balla ka thënë se ka qenë kënaqësi ta pres Endritin dhe se, ky i fundit i ka dërguar atij përgëzimet për zgjedhjet dhe po ashtu “haberin e mirë” se Thaçi është i fortë dhe krenar për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës.
“Kënaqësi të mirëprisja sot në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e presidentit Hashim Thaçi, i cili më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar Balla në “Facebook”.