
Ballkani dhe Suhareka kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës
Dy skuadrat nga qyteti i Suharekës, Ballkani dhe Suhareka janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Ballkani nuk e pati problem avancimin tutje në garën e Kupës për faktin se ishte skuadër më e mirë se Malisheva, duke fituar me rezultat 0-3. Në minutën e 25-të, Danfa realizoi për 0-1. Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, Nazmi Gripshi realizon për 0-2. Në fillim të pjesës së dytë, Ballkani shënoi edhe golin e tretë dhe të fundit në ndeshje, autor ishte sërish Nazmi Gripshi.
Sukses arriti edhe Suhareka që fitoi me rezultat 0-1 minimal ndaj Vjosës, duke siguruar kalimin në fazën gjysmëfinale. Golin e fitores në këtë ndeshje e realizoi Mevlan Zeka, në minutën e 80-të.
Dje kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës e kanë siguruar edhe FC Prishtina dhe Drita. Ato janë kualifikuar, pasi kanë mposhtur Trepçën ’89 dhe Dukagjinin.
/Epoka e re/