Ballkani konfirmon largimin e Quevenit

01 korrik 2025 | 12:33

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.

“Falënderojmë  lojtarin Queven Inacio, për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë FC Ballkani. Queven ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushë dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë. Jemi mirënjohës për punën, karakterin dhe profesionalizmin që ka shfaqur gjatë gjithë kohës. FC Ballkani i dëshiron Inacios suksese të mëdha në vazhdim të karrierës së tij!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre autobusë dhe një furgon u dogjën mbrëmë në një…