
Ballkani me një video motivuese para lojës me Shkupin, synon ta shkruajë historinë
23 gusht 2022
| 17:03
Klubi i futbollit Ballkani po e bën krenare Kosovën me paraqitjen e tij në garat evropiane.
Kampioni aktual i Kosovës është kualifikuar në fazën e “play-off”-it në Ligën e Konferencës, ndërsa është shumë afër fazës së grupeve.
Therandasit e mundën Shkupin në udhëtim 2:1 javën e kaluar, ndërsa këtë të enjte duan ta sigurojnë biletën për fazën tjetër pas ndeshjes që do ta zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Klubi nga Suhareka e publikuar sot një video motivuese, përmes së cilës e shpreh dëshirën dhe vullnetin për ta kaluar edhe pengesën e quajtur Shkupi, për ta shkruar kështu historinë, duke u bërë klubi i parë që shkon në fazën e grupeve të një gare evropiane.
Për ta parë videon motivuese të klubit Portokalli klikoni KETU