
Ballkani mposhti në miqësore Rabotniqkin
27 qershor 2025
| 13:35
Skuadra e Ballkanit e ka fituar ndeshjen miqësore ndaj skuadrës maqedonase, Rabotniqki. Tri herë kampioni i Kosovës fitoi të premten me rezultat 2-0, ndeshjen e zhvilluar në Ohër. Golat për skuadrën suharekase i shënuan Albert Diene dhe Bleart Tolaj.
“Kjo fitore është dëshmi e punës së palodhshme që po bën ekipi në këtë fazë përgatitore dhe një nxitje e fortë për ndeshjet e ardhshme që na presin”, ka shkruar në “Facebook” skuadra e drejtuar nga trajneri Orges Shehu. Ballkani në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të luajë me fituesin e duelit Floriana-Haverfordwest.