
Ballkani përfundon rrugëtimin evropian për këtë sezon
14 gusht 2025
| 23:33
Skuadra e Ballkanit ka përfunduar rrugëtimin e saj në garat evropiane për këtë sezon, pasi nuk arriti të kalojë në raundin e “play-off”-it të Ligës së Konferencës.
Për dallim nga ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Ballkani dominoi plotësisht ndaj Shamrock Rovers dhe fitoi 1:0, në ndeshjen e kthimit në Irlandë, vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe fituan me rezultat bindës, 4:0, duke siguruar kështu kualifikimin në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës.
Dy gola për Shamrock Rovers i shënoi Graham Gaffney, derisa me nga një gol kontribuuan Joshua Honohan dhe Jack Burke.
Tani Ballkanit i mbetet të përqendrohet në edicionin e ri të kampionatit të Kosovës, i cili nis këtë fundjavë.