
Ballkani sonte përballet me Lincoln
17 gusht 2023
| 11:00
Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani ka zbarkuar të mërkurën në Gjibraltar ku do të zhvillojë ndeshjen kthyese të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Suharekasit e drejtuar nga trajneri Ilir Daja e fituan lojën e parë në Prishtinë me rezultat 2-0 ndaj Lincoln Red Imps FC.
Kampionët kosovar janë të motivuar edhe për ndeshjen e kthimit dhe synojnë që kualifikohen në fazën e “play-off”-it të kësaj gare. Në anën tjetër skuadra vendase e Lincoln Red Imps kërkon që të përmbys rezultatin e ndeshjes së parë dhe ytë kualifikohet tutje. Ndeshja fillon në orën 18:00.