Balotazhi për qeveri të ardhshme!

03 nëntor 2025 | 14:14

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Pësimi historik i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut: Mickoski e luajti lojën shkëlqyeshëm për të dëmtuar shqiptarët dhe për të fuqizuar nacionalistët maqedonas dhe ata të Serbisë. Me ndihmën e jashtëzakonshme të Albin Kurthit, Lenka Haxhiut, Xhelal Sfeqlës, Cen Mishit, Hekuran Paramilitarit dhe të tjerëve që aq shumë u angazhuan për përçarjen dhe defaktorizimin politik dhe kombëtar të shqiptarëve. Misionin rrënues dhe të poshtër e realizuan sipas skenarit të Mickoskit. Qëllimi ishte të eliminohet Ali Ahmeti dhe lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. E përdorën recetën e Kosovës ku, i madh e i vogël i LV-së u ngritë në këmbë kundër UÇK-së dhe udhëheqësve që e bënë luftën, e fituan lirinë, e shpallën pavarësinë, e fituan paqen, ndërtuan dhe forcuan shtetin. Derisa i dërguan në Hagë duke dërguar atje materiale të Serbisë dhe dëshmitarë të mbrojtur. Kështu po veprojnë edhe me Ali Ahmetin. VLEN, kjo mashë e Mickoskit kundër luftës çlirimtare ua dhuroi maqedonasve Kërçovën kurse Strugën e Tahir Hanit e shndërroi në “lëmë thiu” për komitat e Mickoskit dhe dilberët e Çokut, këtij antishqiptari dhe rrogëtari të Kurthit. Tash, edhe Çoku si dhe Kurthi janë pionë të Mickoskit, rrogëtarë të një kauze antikombëtare që po mbijetojnë politikisht mbi rrënojat e Ali Ahmetit. Lëshimi dhe dështimi më i madh i Ali Ahmetit është se nuk arriti t’i bëjë shqiptarët popull shtetformues që e kishte edhe mundësi si dhe detyrim. Përparimi i shqiptarëve në M.V. ishte më shumë i natyrës kozmetike, një ambalazhim që i mungonte përmbajtja e të qenit subjekt kushtetues i barabartë me maqedonët. Pastaj, numri i madh i llaskucëve, përfitues të zakonshëm e gërryenin çdo herë që shkruanin apo flisnin për “liderin më të madh të Kombit shqiptar” dhe budallallëqe të kësaj natyre. Nuk ndërtohet ardhmëria, qëndrueshmëria, vizioni dhe misioni politik dhe kombëtar duke ia futur gjumit mbi dyshekët e glorifikimit të qepur nga mjeshtër të këqij që llaskucërinë dhe nënshtrimin e kanë biletë përfitimi. Ali Ahmeti ka një të kaluar shembullore prandaj duhej t’i refuzonte “odat e lavdisë” të shkruara nga llaskucë që e dërguan drejtë gijotinës politike. Nuk është humbës vetëm AKI në M.V. Në planin afatgjatë VLEN do të jetë humbës më i madh sepse mbi rrënojat e Ali Ahmetit po e ngritë Mickoskin, antishqiptarin më të madh në M.V. Askush nuk e rruan më për Bilallin, Bekim Koçen me mbiemrin Çoku, Izetin apo Gashin. Fitues në këtë rast janë M.V., Serbia dhe patologjia e Albin Kurthit kundër luftës çlirimtare dhe udhëheqësve të saj në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni të Veriut. Pozita politike dhe kombëtare e shqiptarëve në M.V. ka rënë në koma, është reduktuar në të drejta të njeriut (jo të gjitha) dhe të drejta kulturore. E turpshme, më së paku!
Balotazhi në Kosovë: LV-ja po bënë luftë për mbijetesë politike, ekonomike dhe fizike. Për mbijetesë ligjore duke i shmangur përgjegjësisë. Nuk po lënë mjet pa përdorur dhe keqpërdorur, kryesisht keqpërdorur. Kandidatët në balotazh për kryetar në Fushë-Kosovë dhe Obiliq votën po e kërkojnë duke punësuar qindra militantë të LV-së dhe mendermethënë Guxo dhe Alternativa. Rastet po hetohen. Fitoret eventuale kanë efekte të menjëhershme në hetime. Opozita e bashkuar kanë kandidatë shumë më të kualifikuar që kanë një moral politik dhe integritet njerëzor. Gjakova fitohet nga AAK-ja dhe Ardian Gjini sikur që Peja fitohet nga LDK-ja dhe Gazmend Muhaxheri. Në Prishtinë fiton Përparim Rama kurse në Prizren Shaqir Totaj. Gara do të jetë shumë e ngushtë dhe interesante në Gjilan ku asnjëri nuk është favorit. Beteja “Për Stalingradin” do të jetë në Mitrovicë të Jugut e cila për një kohë ishte udhëhequr nga njëri ndër kokave më të ngritura politike dhe intelektuale të LV-së Agim Bahtiri. Sa poshtë ka ra shehri, nga Agim Bahtiri në Faton Pec! Çfarë degradimi! Po Albin Kurthi, ky kundërshtar i egër i UÇK-së dhe çlirimtarëve ka investuar çdo aset institucional dhe shtetëror që ta rrisë Pecin duke ofruar si afrodiziakë rritjen e pagës minimale, shtesa për fëmijë, rritjen e pensioneve vetëm për pensionistët e moshës e që shumica e tyre kurrë nuk kanë punuar kurrë. Prandaj llogaritë në vota klienteliste. Albin Kurthi sikur Neroni, ia futë flakën Kosovës për të mbetur në pushtet. Nëse bie Mitrovica, Peci e ngrehë këmbën zhag, filli niset me Pecin, e përfundon te Albini. Të jesh apo të mos jesh, e vendosë Mitrovica! Donika Shvarc – Zeza tha se në Mitrovicë po bëhet luftë midis konceptit të Thaçit dhe të Kurthitb, i pari peng i Gjykatës Speciale Raciste kurse i dyti peng e Dejona Mihalit dhe hajnave gjigant që kanë dalë nga gusha, barku dhe babëzia e tij. Faton Peci, ky Sanço Panço virtual ka thënë se Albini e ka dërguar në Mitrovicë për ta luftuar Rusinë dhe Serbinë…pas luftës së pandërprerë që e ka bërë kundër udhëheqësve të UÇK-së, ky, Donika, Hekurani, Dimali, Albulena dhe trim mbi trima, Agim Bahtiri. Asnjëri që i përmenda më lart nuk e kanë shkrepë asnjë pordhë të vetme për Kosovën dhe shqiptarët! Bajuni more tucana!
Koalicionet e çoroditura: Ramushi bëri koalicion me Albin Serbinë ndërsa Zafa bëri koalicion me të ikurit nga Shtimja (LV). PDK-ja bëri koalicion me LV-në në Dragash.
Duket se koalicioni më i fuqishëm u bë midis PDK-së dhe LDK-së e që mund të jetë ngjizje për një koalicion në nivel qendror. Duke e ditur qëndrimin e thuaja të gjitha partive opozitare ndaj LV-së fuqishëm mendoj se nuk është dashur ta nënshkruajnë marrëveshjen për balotazh edhe me çmim se do të dëmtoheshin.
Kështu, edhe i keq, edhe po bëhem me ty nuk ka asnjë kuptim, njerëzor, politik, kombëtar, politik dhe logjik.
Në fund të fundit votuesit nuk i nënshtrohen diktateve politike. Prandaj ka shumë të paqarta deri në kohën e aksham pazarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…