“Banorët e Veternikut nuk guxojnë me u sëmurë pas orës 15:00” – Berisha: Duhet zgjidhje urgjente për shërbimet shëndetësore

02 shtator 2025 | 20:01

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Beke Berisha, ka theksuar nevojën për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në lagjen e Veternikut, ku qendra mjekësore mbyllet pas orës 15:00, raporton GazetaBlic.

Bashkë me kandidatët për asamble komunale, Rrezarta Aliu, Vasilika Zotaj-Asllani dhe Taulant Maxharraj, ai ka vizituar lagjen për t’u njohur nga afër me problemet që prekin komunitetin.

Berisha ka theksuar se duhet ndërmarrë veprime urgjente për të përmirësuar kushtet dhe ofruar shërbime më të mira për banorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar…