Barça e pavendosur për Mascheranon

14 dhjetor 2017 | 10:22

Te Barcelona janë ende të pavendosur nëse duhet të shesin apo jo në janar, Javier Mascheranon.

Dëmtimi i Samuel Umtitit ka ndërlikuar jo pak situatën dhe klubi blaugrana nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e argjentinasit, të paktën pa marrë ofertën e duhur ekonomike.

Për momentin vetëm ekipi kinez i Hebei Fortune ka ofruar 5-6 milionë euro për 33-vjeçarin, por Barcelona dëshiron më shumë, rreth 10 milionë për ta lënë të lirë mesfushorin që te Barcelona aktivizohet si qendërmbrojtës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Nexhat Mustafë Ballanca-Dibra   Me rastin e 55-vjetorit…