
Barça nxjerr në shitje Fatin
11 nëntor 2022
| 14:44
Barcelona e ka nxjerr në shitje yllin Ansu Fati. Një gjë të tillë skuadra nga “Camp Nou” e ka bërë për shkak se dëshiron përmirësimin në aspektin financiar.
Një gjë të tillë synojë ta bëjë gjatë verës edhe me Frenkie de Jong, por holandezi nuk pranoi të largohet.
Barcelona thuhet se synon të fitojë së paku 60 milionë euro nga shitja e reprezentuesit spanjoll. Ansu Fati me Barçën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.