
Barcelona barazon me Frankfurtin
07 prill 2022
| 23:08
Barcelona ka barazuar 1:1 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Eintracht Frankfurtit në Evropa Ligë.
Kjo ishte ndeshja e parë çerekfinale, e zhvilluar në Gjermani.
Të parët kaluan në epërsi Frankfurti, duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.
Në minutën e 66-të, pas një aksioni të bukur të ndërtuar, Ferran Torres barazoi shifrat.
Në minutën e 78-të, Tuta u ndëshkua me karton të kuq, por Barcelona nuk arriti të shënonte golin e fitores. Ndeshja e kthimit është pas një jave në “Camp Nou”.
