Barcelona ‘blindon’ Kounden

21 gusht 2025 | 16:11

Klubi katalunas, Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se blinduar me kontratë të re mbrojtësin Jules Kounde.

Kounde nënshkroi zgjatjen e kontratës së tij deri në vitin 2030 këtë të enjte.

Mbrojtësi i Barçës, i veshur shumë elegant, tregoi ambicien e tij, teksa pranoi se Liga e Kampionëve nuk është një obsesion, por është objektivi dhe, siç thonë në Francë, qielli është limiti.

“Jam shumë i lumtur që rinovova kontratën. Ishte mjaft e thjeshtë. Jam shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Kounde.

“Qëllimet? Qielli është limiti, siç themi në Francë. Jemi me fat që jemi në një klub që garon për çdo titull. Do të synojmë më shumë për të fituar, madje edhe më shumë se sezonin e kaluar”, përfundoi mbrojtësi francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka nënshkruar të enjten marrëveshjen për…