
Barcelona ia shuan “ëndrrat” Realit
19 mars 2023
| 23:05
Barcelona ka fituar në “El Clasico”, duke kthyer disavantazhin nga 0-1, në 2-1.
Katalonasit kanë mposhtur Realin me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 26-të të La Ligas.
Reali kaluan të parët në epërsi me një autogol të Araujo në minutën e nëntë.
Rezultatin e barazoi Sergio Roberto në minutën e fundit të pjesës së parë.
Golin e fitores e shënoi Frank Kessie në minutën e dytë shtesë.
Me këtë fitore, Barca është e para me 68 pikë, 12 më shumë se Real Madridi.