Barcelona kualifikohet në finale të Kupës

03 mars 2021 | 23:38

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen e dytë, ndërkohë që kishin humbur të parën 2-0.

Dueli i sotëm ishte dramatik dhe nisi me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Ousmane Dembele pas 12 minutash lojë. Nisje perfekte, duke pasur parasysh fitorja e pastër që i duhej Barcelonës. Në 45 minutat e parë nuk pati gol tjetër.

Dominimi i katalanasve nuk po shpërblehej me gol, madje në minutën e 73-të llogaritë mund të mbylleshin pasi Sevilla fitoi një penallti. Ter Stegen bëri heroin, duke e ndalu Ocampos dhe Barcelona mbeti në lojë dhe shënoi golin e dytë në minutën e katërt shtesë.

Gerard Pique realizoi me kokë dhe e çoi ndeshjen në shtesë, kurse më pas në shtesa ishte Martin Braithëaite ai që i çoi shifrat në 3-0. Në minutën e 10-të pati polemika.

Sevilla kërkoi një penallti për prekje të topit me dorë, por arbitri nuk ishte i atij mendimi edhe pasi u konsultua me arbitrat e tjerë të VAR. Barcelona e ruajti epërsinë 3-0 dhe siguroi kalimin në finalen e Kupës së Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë nën hetim për simpatitë ndaj ekstremit të djathtë, njësia…