Bardhyl Mahmuti thotë se Nexhmedin Spahiu prezantohej dikur si “Nexho Spahijeviq”, i reagon analisti

20 qershor 2025 | 21:05

Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se analisti i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiun, gjatë kohës së studimeve, si ‘‘anëtar i Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë’’, ishte prezantuar si Nexho Spahijeviq.

Mahmuti, në postimin e tij ka thënë edhe se ai s’ka reaguar lidhur me takimin e Spahiut të bëra në Beograd, më saktësisht me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, duke thënë se për të ‘‘nuk ka asgjë skandaloze në veprimet dhe deklaratat e një personi që është në harmoni të plotë me frymën e dikurshme pro-jugosllave’’.

Lidhur me këtë deklarim ka reaguar për vetë Spahiu përmes një komenti në postimin e Mahmutit.

Analisti e ka akuzuar Mahmutin duke thënë se ky i fundit po gënjen kur thotë se Spahiu është prezantuar si ‘‘Nexho Spahijeviq’’.

‘‘Burrë plak ia lejon vetit me shpifë: ” I cili si student prezantohej … ” . Phu njeri pa pikë dinjiteti e integriteti me rrejtë pa pikë nevoje për një agjendë të humbur politike në mbrojtje të enverizmit’’, ka shkruar Spahiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë prej 5.1 shkallë të rihterit e…