
Baresi i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
03 gusht 2025
| 17:08
AC Milan ka bërë me dije se zëvendëspresidenti i nderit i klubit, legjenda Franco Baresi, është operuar me sukses për heqjen e një noduli pulmonar. Në deklaratën zyrtare të kuqezinjve thuhet se ndërhyrja ka kaluar mirë dhe se Baresi do të ndjekë tani një terapi konsoliduese me bazë imunoterapie.
“Forca Kapiten, jemi të gjithë me ty!” – përfundon mesazhi i klubit.
Vetë Baresi ka folur për gjendjen e tij përmes kanaleve zyrtare të Milanit:
“Tifozë të dashur, dua t’ju njoftoj se do të më duhet pak kohë për t’u rikuperuar dhe për t’u kthyer në formë. Faleminderit Milanit dhe të gjithëve ju për mbështetjen dhe përkrahjen. Me shumë dashuri, një përqafim.” – është shprehur ish-kapiteni legjendar.