Barkley, mes Chelseait dhe Tottenhamit

29 dhjetor 2017 | 11:30

E ardhmja e Ross Barkleyt po projektohet larg Evertonit. 24-vjeçari me shumë mundësi do të largohet nga skuadra gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori i kombëtares angleze kërkohet me insistim nga Tottenhami e Chelsea që do ta bëjnë maksimumin për ta pasur në organikën e tyre për pjesën e mbetur të kampionatit.

Sipas medieve angleze, për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare në drejtim të futbollistit por, sipas rregullave, parashikohet që lëvizjet të bëhen në janar, ku të dyja klubet do të synojnë ta rrëmbejnë lojtarin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK), në kuadër të shkollimit…