
Basaksehiri kampion për herë të parë, akuzohet se u ndihmua nga politika
Basaksehiri shpallet për herë të parë kampion i Turqisë. Në javën e parafundit të Superligës së Turqisë, në derbin e kryeqytetit turk, Basaksehiri mposhti 1-0 Kayserisporin falë golit të Tekdemir (Visca humbi 11-metërsh), duke siguruar matematikisht trofeun një javë para fundit.
Diferenca me Trabzonsporin e vendit të dytë është thelluar në 7 pikë, pasi skuadra ku luan ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban, u mposht 3-4 nga Konyaspori. Basaksehiri me këtë trofe bëhet klubi i katërt i madh i Stambollit, duke iu bashkuar Galatasarayt, Fenerbahces dhe Besiktasit.
Gjithsesi, në Turqi ka polemika për ngritjen deri në fron të këtij klubi, që akuzohet për lidhje të forta me politikën. E mbyll me zhgënjim Fenerbahce, që me humbjen 2-0 në derbi përballë Besiktasit (Muriqi la skuadrën me 10 lojtarë që në pjesën e parë) mbetet jashtë zonës evropiane.