Basha: Sherret, akuzat dhe baltosja nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka Shqipëria

25 maj 2023 | 23:07

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shkruar në “Facebook” se sherret, akuzat dhe baltosja nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka Shqipëria.

Sipas tij, më shumë se 70% të qytetarëve e ka refuzuar këtë teatër politik, që nuk ka asnjë zgjidhje për familjet shqiptare.

Basha ka theksuar se kjo shumicë e heshtur kërkon një ndryshim rrënjësor në politikbërjen e Shqipërisë.

“Kjo kohë reflektimi më shërbeu të shihja edhe më qartë sesi ky sistem politik ka degraduar në një shfaqje që ka në qendër hallet e politikanëve, jo problemet e qytetarëve. Sherret, akuzat dhe baltosja nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka Shqipëria. Më shumë se 70% të qytetarëve e ka refuzuar këtë teatër politik, që nuk ka asnjë zgjidhje për familjet shqiptare. Kjo shumicë e heshtur kërkon një ndryshim rrënjësor në politikbërjen e vendit, një ndryshim që patjetër mund ta sjellim të gjithë bashkë!”, ka shkruar Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“EK Consulting” në bashkëpunim me “BL Safety Solutions” ka përfunduar…