Basha zhvilloi takim konsultativ me presidenten Osmani

01 shtator 2025 | 13:09

Sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka zhvilluar takim konsultativ dhe njoftues me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas një njoftimi nga ana e Kuvendit, takimi është mbajtur pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ku Basha e ka informuar Osmanin lidhur me përfundimin e seancës konstituive dhe bartësit institucionalë kanë diskituar për hapat e nevojshëm për t’u ndërmarrë më tej.

“Kryetari Basha dhe Presidentja Osmani kanë biseduar për domosdoshmërinë që proceset kushtetuese dhe ligjore të ecin me dinamikën e paraparë kohore, në mënyrë që të mundësohet zgjedhja sa më e shpejtë e Qeverisë së re të vendit, si përgjegjësi e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

“Krerët e institucioneve e theksuan rëndësinë e funksionalitetit të institucioneve dhe të stabilitetit politik përballë sfidave të brendshme dhe atyre ndërkombëtare, duke nënvizuar se qytetarët e Republikës së Kosovës presin efikasitet dhe përgjegjësi nga udhëheqësit e tyre. Kryetari i Kuvendit, z. Dimal Basha, rikonfirmoi përkushtimin e tij që Kuvendi i Kosovës të ushtrojë rolin e vet të plotë kushtetues pas konstituimit, ndërsa Presidentja Osmani ritheksoi gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet e vendit në të mirë të qytetarëve të Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka arritur të marrë Leon Avdullahun, me mesfushorin e…