Bashkë me familjen voton Smajl Latifi, fton qytetarët të marrin pjesë në votim
09 nëntor 2025
| 11:47
Kryetari aktual i Rahovecit dhe kandidat i AAK-së edhe për një mandat të ri, Smajl Latifi, ka votuar se bashku me familjen.
Ai ka treguar se votuan në një proces të lehtë që nuk zgjati më shumë se pesë minuta.
“Ju ftoj të bëheni pjesë e këtij procesi zgjedhor, në mënyrë që të jeni pjesë e vendimeve të përbashkëta. Secila votë ka vlerë, dhe sa më e madhe pjesëmarrja, aq më legjitime janë institucionet që dalin nga rezultatet e zgjedhjeve të sotme!”, ka thënë Latifi.



