
Bashkë për Kosovën: Fuqia e bashkëpunimit në kohë sfidash
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka takuar Lazim Destanin, një personalitet me vizion botëror dhe humanizëm të jashtëzakonshëm.
Në këtë takim të hapur dhe frytdhënës, Shahini e Destani, biseduan për sfidat e shumta që po kalon Kosova dhe bota: krizën ekonomike globale, pasojat e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, situatën në Lindjen e Mesme, si dhe krizën politike në vendin tonë që po pengon zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Kryetari i AKB-së ka theksuar se për të përballuar këto sfida duhet bashkëpunim i ngushtë midis sektorit privat, institucioneve dhe shoqërisë civile në të gjitha nivelet.
“Diskutuam mbi nevojën për hapa konkretë, ku Aleanca Kosovare e Bizneseve do të angazhohet në:
Forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit me institucionet qeveritare për klimë më të mirë investimi dhe stabilitet ekonomik, promovimin e iniciativave që mbështesin bizneset vendore dhe rrisin punësimin dhe organizimin e aktiviteteve edukative dhe mentorimit për gjeneratat e reja të sipërmarrësve,po ashtu lobimin për politika që ndihmojnë zbutjen e efekteve negative të krizave globale dhe vendore”.
“Z. Destani ndau me z. Shahini eksperienca dhe ide të vlefshme, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe përgjegjësisë sociale në këtë kohë sfidash. Unë i falënderoj thellësisht për mbështetjen dhe përkushtimin e tij dhe besoj fuqishëm se vetëm duke punuar së bashku do të ndihmojmë Kosovën të ecë përpara me hapa të sigurt dhe të qëndrueshëm”, ka theksuar Shahini.