
Bashkëpunëtorët e Vuçiqit përplasen me eskortën e kryeministrit serb
17 maj 2025
| 23:08
Në rrjetet sociale është shfaqur një video që tregon një incident në autostradën drejt Nishit, ku ka ndodhur një përplasje mes eskortës së kryeministrit serb Gjuro Macut dhe një automjeti në të cilin gjendeshin anëtarë të kabinetit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pamjet janë publikuar në platformën “X” nga kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Srgjan Milivojeviq.
Në video dëgjohet një grua, e identifikuar me gjasë si Suzana Vasiljeviq, këshilltare e presidentit Vuçiq, teksa del nga automjeti dhe përdor një gjuhë fyese “Tani do t’ia q*** nënën” ndaj pjesëtarëve të sigurimit të kryeministrit Macut, duke e quajtur njërin prej tyre “idiot”.