Bashkëshorti i Albulena Haxhiut, kandidat i LV-së për kryetar të Malishevës

15 gusht 2021 | 17:15

Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut, do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Malishevës nga radhët e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Krasniqi përmes një postimi në “Facebook”.

“Tani është koha që t’i përvjelim mëngët dhe së bashku me listën e mrekullueshme të kandidatëve për kuvend komunal, aktivistët dhe mbështetësit tonë, Listën Guxo dhe mbi të gjitha së bashku me ju qytetarë malishevas që jeni të etur për ndryshim rrënjësor të kahjes politike dhe qeverisëse të komunës sonë, të fillojmë punën tonë të përbashkët, derë më derë, dhe sy me sy, për t’i dal zot Malishevës”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë dhe aktivistë të Komunës së Malishevës.
Këshilli i Qendrës dje më ka dhënë besimin që të jem kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Ndjehem i nderuar dhe falënderues për besimin e dhënë.
Tani është koha që t’i përvjelim mëngët dhe së bashku me listën e mrekullueshme të kandidatëve për kuvend komunal, aktivistët dhe mbështetësit tonë, Listën Guxo dhe mbi të gjitha së bashku me ju qytetarë malishevas që jeni të etur për ndryshim rrënjësor të kahjes politike dhe qeverisëse të komunës sonë, të fillojmë punën tonë të përbashkët, derë më derë, dhe sy me sy, për t’i dal zot Malishevës e cila ka vite që vuan nga udhëheqjet politike të papërgjegjshme që e kanë vënë atë në fundin e listës si njëra nga komunat më të varfëra dhe më të pazhvilluara.
Jemi të vetëdijshëm që kemi të bëjmë me kundërshtarë që dëshirojnë të mbajnë ende peng komunën tonë dhe ta pamundësojnë ndryshimin, por që ashtu siç e kanë marrë mesazhin e qytetarëve dhe mërgatës me 14 shkurt të këtij viti edhe më fortë do ta marrin verdiktin e tyre përmes votimit plebishitar me 17 tetor.
Së bashku me qeverinë qendrore e cila është mëse e interesuar që të jap kontributin e saj në zhvillimin e Malishevës dhe së bashku me ju qytetarë të dashur ne mund t’ia dalim, që ta vëmë komunën tonë në binarët e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, barazisë dhe meritokracisë, mirëqenies sociale, shërbimeve cilësore për të cilat qytetarët vuajnë me vite të tëra.
Andaj, le të shërbejë ky moment edhe si ftesë e sinqertë për të gjithë qytetarët, që së bashku, përtej bindjeve politike dhe paragjykimeve, të unifikohemi rreth përpjekjes dhe organizimit tone për ta bërë Malishevën ashtu siç e duan qytetarët dhe ashtu siç e meritojnë brezat e ardhshëm.
Sot të bashkuar në ecjen para drejt ndryshimit.
Nesër së bashku në qeverisje drejt zhvillimit!
Na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rivaliteti mes Jurgen Kloppit dhe Pep Guardiolës ndizet me thumbimet…