Bashkësia Islame e Kosovës zgjedh të shtunën myftiun e ri

26 tetor 2018 | 15:36

Të shtunën do të zgjidhet kryetari i ri i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK). Procesi i zgjedhjes së myftiut të ri do të fillojë në orën 9:00.

Kandidaturat zyrtare për këtë pozitë nuk janë bërë publike.

“Radio Evropa e Lirë” merr vesh se kandidatë janë myftiu i deritanishëm, Naim Tërnava, dhe zëvendësi i tij, Reshat Mexhiti.

I kontaktuar nga “Radio Evropa e Lirë”, Reshat Mexhiti, i cili aktualisht është imam në xhaminë Bajrakli në Prizren, ka thënë shkurt se nuk mund të flasë për këtë çështje.

“Nesër janë zgjedhjet dhe në respekt të qetësisë dhe heshtjes nuk komunikojmë. Mund t’i pyesësh ata të komisionit zgjedhor”, ka thënë imami Mexhiti.

Në Bashkësinë Islame të Kosovës thanë se tashmë dihen dy kandidatë për myfti të Kosovës, mirëpo nuk i përmendën emrat, duke thënë se do të dëmtohej procesi zgjedhor.

Për të dy këta kandidatë, do të votojë trupi zgjedhor, i cili përbëhet nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Naim Tërnava është myfti i Kosovës që 13 vjet dhe ka përfunduar mandatin e tretë në krye të institucionit më të lartë të besimit islam në Kosovë.

Rikandidimi për herë të katërt për këtë pozitë ka ngritur edhe disa dilema dhe njohës të islamit në Kosovë kanë thënë se Tërnava po e shkel Kushtetutën e BIK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Surpriza në provat e lira të zhvilluara sot në pistën…