Bashkim Podrimqaku i PDK-së, kandidat me numrin 9 për asambleist në Pejë

14 gusht 2025 | 23:11

Të gjitha partitë politike kanë prezentuar listat e tyre të kandidatëve për Kryetar të Komunave dhe kandidatëve për Asamble Komunle, në këtë rast është prezentuar edhe kandidati nga radhet e PDK-së në Pejë z. Bashkim Podrimqaku i cili mban numrim 9 në listen zgjedhore të PDK në Pejë.

Më poshtë gjeni njoftimin:

Të nderuar qytetarë të Pejës, aktivist dhe ju simpatizant të PDK-së në Pejë.

Në këto ditë kur rrugët tona kërkojnë drejtësi, kur ëndrrat për një Pejë të ndritur kërkojnë zë të fuqishëm, unë, Bashkim Podrimqaku, me nder e përgjegjësi, ju drejtohem si kandidati juaj i Partisë Demokratike të Kosovës, për qytetin tonë.

Me numrin 9 në listën e PDK-së, nuk jam thjesht një emër në letër, por një zotim për punë të palodhur, një premtim për bashkim dhe përkushtim ndaj çdo cepi të komunës sonë. E di që rruga nuk është e lehtë, por besoj fuqishëm se së bashku, me zërat tuaj dhe fuqinë tuaj, mund të ndërtojmë një Pejë që nuk harron rrënjët, por që përpiqet gjithmonë të ecë përpara.

Ju ftoj, me besim dhe përkushtim të plotë, të më bashkoheni në këtë udhëtim për një të ardhme më të mirë – për një Pejë ku familjet ndihen të sigurta, ku bizneset zhvillohen dhe ku fëmijët tanë rriten me shpresë e mundësi.

Mbështetja juaj nuk është thjesht një votë, është një besim, një kontratë që ne nënshkruajmë së bashku për të ndërtuar, për të ruajtur dhe për të çuar përpara këtë vend që e duam me gjithë zemër.

Le ta bëjmë Pejën shembull të mirëqenies, drejtësisë dhe progresit.

Me respekt dhe përkushtim,
Bashkim Podrimqaku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PDK-Dega në Hanin e Elezit ka publikuar listën zgjedhore të…