Bashkimi nuk dorëzohet, mposht Trepçën, zvogëlon diferencën në 3:2

18 maj 2025 | 22:11

Bashkimi ka shënuar fitore në finalen e pestë ndaj Trepçës, me shifrat 85:77. Ndonëse ndeshjen më mirë e nisën mitrovicasit duke e fituar 23-19.

Ndërsa në periodën e dytë, u rikthyen fuqishëm vendasit 29-19. Edhe çereku i tretë ishte i baraspeshuar në parket, duke përfunduar 18-17 në favor të Trepçës.

Kurse dhjetë minutëshi i fundit ishte që vulosi fitoren e “Arpagjikëve”, duke u kryer kjo ndeshje në fund 85-77.

Kështu tani seria shkon në finalen e gjashtë, me tre fitore të Trepçës dhe dy të Bashkimi.

Skuadra që shënon katër fitore do të shpallet kampione e Kosovës.

Trepça synon ta mbrojë titullin e kampionit, kurse Bashkimi trofeun e parë pas vitit 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria rumune denoncoi sot një “fushatë të gjerë informacioni të…