
Bashkimi – Trepça, sonte zhvillohet seria e tretë e finales
11 maj 2025
| 10:03
Bashkimi sonte do ta kërkojë epërsinë ndaj Trepçës.
Seria e tretë e finales së basketbollit luhet në Prizren në palestrën “Sezai Surroi”.
Aktualisht rezultati mes këtyre dy skuadrave është baras 1:1.
Loja nis nga ora 19:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në platformën kryesore shqiptare, Artmotion.
Sipas rregullave, ekipi që i shënon katër fitore do të shpallet kampion.