Basketboll: Përballja e të pamposhturve, Bashkimi nesër luan kundër Pejës

14 nëntor 2025 | 12:02

Të pamposhturit e ProCredit Superligës do të përballen në javën e gjashtë.

Bashkimi-GO+ Peja është derbi i kësaj xhiro që luhet nesër (e shtunë). Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore nga pesë ndeshje, duke treguar formë shumë të mirë në garat e elitës.

Të dy skuadrat hyjnë për fitore dhe të vazhdojnë të jenë të pamposhtura në ProCredit Superligë.

Bashkimi garon në grupet e FIBA Europe Cup, derisa GO+ Peja në grupet e Ligës ENBL, duke dëshmuar se skuadrat kanë nivel të lartë të organizimit dhe suksesit.

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe të shtunën mbrëma në Prizren.

Java e gjashtë do të hapet me duelin interesant ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Borës. Therandasit kanë një fitore e katër humbje, derisa prishtinasit janë e vetmja skuadër pa fitore, ku pësuan në katër ndeshje.

Trepça – Rahoveci 029 do të ndeshet të dielën në Mitrovicë. Kampionët e Kosovës kanë dy fitore e dy humbje, kurse “Vreshtarët” dy fitore e tri humbje.

Kjo xhiro do të mbyllet me duelin ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës. Kuqezinjtë kanë një fitore e katër humbje, derisa bardhekaltrit tri fitore e dy humbje. /Tëvë1

ProCredit Superliga-Java 6

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli – Bora

19:00 Bashkimi – GO+ Peja

E diel

17:00 Trepça – Rahoveci 029

19:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kombëtare e Argjentinës, e udhëhequr nga Lionel Scaloni, ka…