Bayern ‘blindon’ yllin e mbrojtjes

16 shtator 2025 | 16:40

Gjiganti bavarez Bayern Munich është në fazën përfundimtare të bisedimeve për rinovimin e kontratës me qendërmbrojtësin francez Dayot Upamecano, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim te Real Madrid apo klube të tjera të mëdha europiane.

Kontrata aktuale e Upamecanos skadon në qershor 2026, gjë që e kishte bërë një emër të nxehtë në merkato. Megjithatë, drejtuesit bavarezë kanë përshpejtuar negociatat dhe marrëveshja pritet të mbyllet brenda javëve të ardhshme.

Upamecano, i transferuar nga RB Leipzig në vitin 2021 për mbi 40 milionë euro, ka zhvilluar deri tani 156 ndeshje zyrtare me fanellën e kuqe, duke u kthyer në një lider të mbrojtjes dhe një element të pazëvendësueshëm për skuadrën gjermane.

Në moshën 26-vjeçare, francezi shihet si shtylla kryesore e mbrojtjes së së ardhmes së Bayern-it, ndërsa vetë lojtari ka deklaruar disa herë se ndihet komod si në aspektin sportiv ashtu edhe atë personal në Mynih.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiti, ka vlerësuar lartë kontributin e…