
Bayerni dominon formacionin e javës në Ligën e Kampionëve
27 shkurt 2020
| 16:19
Janë zhvilluar katër ndeshje shumë interesante në Ligën e Kampionëve, në fazën e 1/8 së finales.
Të martën, Napoli dhe Barcelona kanë luajtur barazim 1-1, ndërsa Chelsea është mposhtur 0-3 në shtëpi nga Bayern Munchen. Dy ndeshje tjera, u zhvilluan të mërkurën, ku Lyon befasoi Juventusin (1-0), ndërsa Manchester City triumfoi 1-2 në ‘Santiago Bernabeu’, kundër Real Madrid.
Formacioni i javës: Neuer, Dubois, Marçal, Alaba, Davies, Tousart, Isco, De Bruyne, Gnabry, Mertens, Lewandowski.