Bayerni interesohet për Ibrahima Konaten
24 nëntor 2025
| 12:05
Bayern Munchen po ndjek nga afër situatën e kontratës së Ibrahima Konate, ndërsa Liverpool po i bën presion mbrojtësit francez të marrë një vendim për të ardhmen, sipas Mail on Sunday.
Klubi bavarez është duke monitoruar me kujdes zhvillimet, pasi kontrata e Konate me Liverpool-in po hyn në një fazë të ndjeshme. Raportohet se klubi anglez kërkon qartësi për planet e lojtarit, ndërsa interesi nga jashtë po rritet.



